Lajme

Aktori i madh shqiptar/ Përkujtohet Ndrek Luca, njeriu i rrallë dhe shpirt mirë

Vite më parë portreti i tij ka qenë vazhdimisht i pranishëm, si në Kinema ashtu dhe në Televizionin e vetëm të asaj kohe. Kujtohen ende nga ata që e kanë parë në skenë interpretimet e tij.
Personazhet që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik.

Ndrek Luca, si e kaloi ditën e fundit në jetë aktori që urrente Enver Hoxhën - Shiko lajmet e fundit të minutës së fundit

Rolet e tij, pavarësisht se shumicën prej tyre e përbëjnë personazhet negative, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurrues për nga niveli interpretativ dhe origjinaliteti i jetësimit.

Kush ishte Ndrek Luca?
Ndrek Luca ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij u shpërngul në Shkodër që kur ai ishte në moshë të vogël, ku edhe kreu shkollën.

Pas çlirimit të vendit, Ndreku shkoi për studime në Akademinë e Aviacionit në Beograd (Jugosllavi). Megjithëse vazhdonte shkollën për ush tarak, ai kishte pasion të madh për teatrin dhe operan. Ato i ndiqte vazhdimisht gjatë kohës së shkollës.

Pas përfundimit dhe kthimit në atdhe pasioni e shtyu që të kërkojë nga organet e kohës që të aktivizohej me Teatrin e Us htrisë.

Këtë e arriti falë talentit dhe përkrahjes së regjisores ruse të Teatrit Popullor, Zina Andri. Në vitin 1950 filloi punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Interpretimi i tij i parë i tij në Teatër më 11 nëntor 1950 ishte roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës.

Kujtohen ende nga ata që e kanë parë në skenë, interpretimet në dramat:

“Halili dhe Hajrija”, “Shtatë Shaljanët” (dramë e shkruar nga Ndreku), “Dragoi i Dragobisë”, “Familja e peshkatarit”, “Votra e huej” (shkruar nga Ndreka), “Toka jonë, Arturo ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” etj.

Përveç kontributit të jashtëzakonshëm në Teatër, Ndreku shkroi disa drama që u luajtën në skenë. Por ai dha një kontribut të madh në kinematografinë e sapo krijuar duke luajtur në mbi 30 figura, në film.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë rolet mbahen mend jo vetëm nga brezi i tij por edhe nga brezi i sotëm.

MË TË LEXUARAT

To Top