Lajme

Shumë kohë pa u parë/ Del në publik Lulzim Basha bashkë me të shoqen

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është filmuar në Amsterdam të Holandës pranë një kantieri ndërtimi.

Basha shfaqet i qeshur në krah të bashkëshortes së tij në një zonë pranë të cilës po ndërtohet. Prej disa kohësh Basha nuk shfaqet publikisht në Shqipëri, duke kaluar në hije në politikën shqiptare.

Së fundmi një reagim ka ardhur nga ish lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë për të dy vendet. Basha shton se Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm.

Sipas Lulzim Bashës, dialogu dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.

MË TË LEXUARAT

To Top