Rozë

”Ok u teprua tani”/ Luana Vjollca paska bërë festë të madhe për 31-vjetorin e lindjes

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka festuar 31-vjetorin e lindjes së saj me një festë të çmendur që i ka organizuar familja.

Marina Vjollca festoi 31 vjetorin, deklarata që nuk pritej nga Luana  Vjollca (FOTO LAJM) - Albeu.com

Me miq, familjarë e kolegë, bukuroshja e ekranit ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. E veshur me pink, teksa dukej nga koka tek këmbët si Barbie, Luana ka shijuar çdo moment të festës dhe ka ndarë gjithashtu foto e video të shumta në InstaStory, duke mbajtur të update-uar ndjekësit e saj.

Më poshtë po ju tregojmë pamje nga festa e çmendur e 31-vjetorit të Luanës.

Këtë sezon televiziv kemi të reja nga Luana Vjollca. Ajo do t’i bashkohet motrës së saj, Marinës, në “TV Klan”. Këtë lajm e zbuloi pikërisht në ditën e saj të lindjes, si një surprizë për fansat.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.

Luana Vjollca feston ditëlindjen, sa qirinjë fryu këtë vit moderatorja  (FOTO LAJM) - Albeu.com

MË TË LEXUARAT

To Top