Aktori Gaz Paja është një ndër personazhet më të dashur të publikut shqiptar. Prej vitesh ai ka arritur ti rr ëmbejë zemrat e shqiptarëve me rolet e ndryshme dhe është shfaqur në të gjitha dimesionet.
Këtë të dielë, aktori ka vendosur që të “braktisë” makinën dhe të shijojë Tiranën ndryshe, duke qarkulluar me monomatinë, mjet i cili pas pandemisë ka filluar të përdorët gjërësisht nga qytetarët.
Pak kohë më parë, Gaz Paja u bë kryefjalë e mediave dhe u aku zua se kishte përfituar 133 m2 tokë falas në një zonë strategjike në jug të Shqipërisë.
Pas aku zave se ai përfitoi 133 m2 tokë në Dhërmi për të ndërtuar një resort luksoz, një reagim ka ardhur nga aktori i humorit Gaz Paja. Në një reagim në rrjetet sociale, Paja shprehet se nuk ka përfituar asnjë metër tokë nga shteti, ndërsa sqaron se kompanitë e Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik. Paja thotë se çdo procedurë është ndjekur në bazë të ligjit. Akuzat Paja i ka cilësuar si shpifje.
Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.