Në hyrje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta u vendos pak ditë më parë një tra duke e bërë me lekë hyrjen për vizitorët, por u hoq menjëherë pas den oncimit të deputetit socialist Erion Braçe, i cili e konsideroi si një “lajthitje”
Lidhur me këtë rast, ka ardhur një tjetër reagim nga Braçe në rrjetet sociale. Mëngjesine sotmën ai ka postuar një video, ku shihet një çift teksa xhiron videoklipin e dasmës dhe shkruan “mbi strugat e mrekullueshme të një parku të lirë”.
“Po vendosin tra në hyrje të parkut, i pyes më thonë jemi punëtor. U them kush po e bën më thonë ADZM. Edhe këtu tek moli për të bërë fotot e dasmave do të behet me pagesë.
Për vendas e të huaj do të duhet të kalohet atje matanë tek trau me pagesë për të bërë xhiro në park. E shikoni ku ka arritur lajthitja në këtë vend?!”, tha Braçe në rrjetet sociale.
Kundër hyrjes me biletë në parkun e Divjakës shprehet dhe deputetja demokrate, Ilda Dhori. “Dua të sjell në kujtese në 2011 ka ekzistuar trau në brendësi të pyllit, ata që kanë qenë atëherë në opozitë (PS) e kanë çuar në gjykatë dhe gjykata e shpallur të paligjshëm.