Rozë

Pamje/ I shoqi ka dy vajza nga martesa e parë, Zajmina i bën surprizën e bukur

Zaimina Vasjari gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me dy vajzat e bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit, Kristel dhe Jennifer janë dy vajzat e patnerit të këngëtares nga një martesë e mëparshme.

Së fundmi Zaimina ka realizuar një video shumë të veçantë për vajzat e tij dhe të voglën e saj, në videon e publikuar shkruhej se këngëtarja i kishte treguar vajzave që brenda një kutie ndodhej ‘fotoja e vajzës së preferuar te babit’ dhe secila mendonte se do të ishte fotoja e tyre.

Të treja vajzat e hapën kutinë dhe nuk e pritën që brenda saj të ndodhej një pasqyrë, që do të thotë se secila prej tyre është e preferuara e tij.

Rikujtojmë që çifti kanë edhe një vajzë, Khloe dhe djalin të cilin e solli në jetë disa muaj më parë, Kamar.

Zaimia dhe Klodiani janë ndër çiftet më të komentuara të showbiz, edhe pse janë munduar që jetën e tyre private ta mbajnë larg medias.

Prej kohësh tashmë, ish-modelja i mungon skenave shqiptare, këngëtarja ka hequr dorë nga muzika, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit të saj.

MË TË LEXUARAT

To Top