Lajme

Nina Shalës i duhen 150 mijë euro për t’u shëruar, babai saj kërkon ndihmë

Nina Shala, e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë Atypical Hemolyic Uremic Syndrome, ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ajo tash e gjashtë muaj është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe deri tani familja ka shpenzuar 100 mijë euro. Për t’u shëruar, asaj i duhen edhe 150 mijë të tjera, shumë kjo e papërballueshme për familjen.

Përmes një postimi në Facebook, babai i Ninës ka kërkuar ndihmë.

Njoftimi i plotë:

Apel për ndihmë

Të dashur miq dhe dashamirë,

Vajza jone Nina Shala, tash e 6 muaj eshte diagnostifikuar me semundjen e rralle Atypical Hemolyic Uremic Syndrome (aHUS). Kjo semundje ka demtuar veshket e Nines, prandaj trajtimi i saj eshte duke vazhduar jashte vendit me hemodialize dhe dialize peridonale. Deri tani kemi shpenzuar nje shume prej 100 000 euro. Per vazhdimin e trajtimit te saj nevojiten edhe 150 000 euro, shume kjo e pa perballueshme per ne si familje, duke pasur parasysh qe deri tani ne vetem se kemi shterrur te gjitha mundesite financiare gjate ketyre muajve.

Lusim të gjithë ata që munden të ndihmojnë Ninen, të kontribuojnë në llogarinë:

Emri i llogarisë: Besart Shala (babai i vajzës)

Llogari: 1117259768000163

IBAN: XK051117259768000163

SWIFT code: MBKOXKPRXXX

Banka: ProCredit Bank Kosovo

Adresa: St.George Bush, No 26, 10000, Prishtina, Kosovo

Tel: +38344434000

MË TË LEXUARAT

To Top