Rozë

Pjesë e festivalit me rëndësi/ Beniada puth në buzë prezantuesen e njohur

Prej ditësh ka startuar ‘Festivali i 79-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia’. Në këtë event të rëndësishëm nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Harry Styles, Olivi Wilde, Timothée Chalamet, e shumë figura të shquara të Hollywood.

Mes tyre, është edhe modelja shqiptare Beniada Nishani. Para dy ditësh ajo njoftoi se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit më 5 shtator.

Modelja u shpreh shumë e lumtur, teksa tregoi se do të bëjë gjithçka për ta prezantuar në mënyrë të denjë Shqipërinë.

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rendësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia, shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme,”-shkruante ish-finalistja e Big Brother Vip.

Dhe tashmë dita ka ardhur. Beniada ka qenë në ‘Festivalin e Venecias’ dhe duket se ka bërë jo pak bujë. Gjatë parakalimit në tapetin e kuq ajo është shoqëruar me modelen, DJ dhe speaker-en, Gloria Fregonese me të cilën ka shkëmbyer edhe puthje në buzë.

MË TË LEXUARAT

To Top