Rozë

Nuk është më Bora Zemani, ja kush do e prezantojë ‘Për’puthen’

“Për’puthen” u moderua për dy sezone rresht nga Bora Zemani, por kohë më parë ajo zbuloi se nuk do të jetë më moderatore e këtij programi pasi do të jetë pjesë e një spektakli si moderatore.

E në media qarkullonin shumë emra tjerë se kush do të moderojë “Për’puthen”, si duket më në fund mori fund pritja, dhe emri i moderatores është zbuluar.

Bëhet fjalë për Oriela Nebijaj, e cila e ka konfirmuar vetë këtë teksa ishte e ftuar në “Wake Up”.

“Për’puthen do të jetë me shumë të reja këtë sezon dhe besoj që edhe unë do jem pjesë e këtyre të rejave, do ta kem këtë rolin e për’puthjes së dynjasë. Unë them që po, e ta shohim.”, u shpreh nën të qeshura Oriela.

MË TË LEXUARAT

To Top