Kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave do të mbizotërojnë këto ditë në vendin tonë.Moti do të jetë i qëndrueshëm deri mesditën e së premtes.
Meteorologu Hakil Osmani, u shpreh se pasditja e së premtes pritet të sjellë vranësira kryesisht në zonat veriore, duke krijuar kështu mundësi për reshje shiu.Gjatë fundjavës gjithashtu pritet të ketë mundësi të vogla për reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë kësaj jave, deri në 6 gradë më të larta sesa vlerat normale. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë këtë javë në zonat e izoluara të qarkut të Elbasanit dhe Beratit.
Ndërkohë fundjava sjell rënie të temperaturave deri në 3 gradë celcius. Kosova dhe MV do të jenë gjithashtu nën dominimin e kthjellimeve.