Rozë

Mban koncert sonte në Tiranë, Rita Ora: Më thoshin e ke lëkurën e errët s’je shqiptare

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora është në Tiranë, do të mbajë koncert në sheshin “Skëndërbej”. Koncerti do të jetë falas për të gjithë ata qytetarë që duan të shohin nga afër këngëtaren.

'Je shqiptare por e ke lëkurën më të errët',

Rita ka vizituar së fundmi liceun artistik “Jordan Misja” së bashku me kryebashkiakun, Erion Veliaj. Mes të tjerash ajo ka dhënë dhe një intervistë të shkurtër, duke treguar vështirësitë që ka hasur për t’u futur në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja është shprehur se në fillim i thonin se nuk dukej si shqiptare sepse lëkura e saj nuk është dhe aq e bardhë.

‘Je shqiptare por e ke lëkurën më të errët’,

“Jam kosovare, vij nga një vend që quhet Shqipëri dhe në fakt është një vend i mbushur me njerëz të mrekullueshëm. Dhe ata ishin si: ‘Po, por lëkura juaj…lëkura juaj është pak më e errët, ti nuk ke lëkurë aq të bardhë’, dhe unë isha: Çfarë? A i keni parë njerëzit që vijnë nga vendi im? Ne jemi kaq ekzotikë, ne dukemi sikur vijmë nga vende të ndryshme, ne jemi të bukur brenda dhe jashtë, jo vetëm fizikisht”, ka thënë Rita.

'Je shqiptare por e ke lëkurën më të errët',

MË TË LEXUARAT

To Top