Lajme

Tërmet në këtë vend 6.8 ballë, raportohet se ka jetë të humbura

Një tërmet i fortë ka v rarë shtatë persona dhe ka shkaktuar rrëshqitje dherash në qytetin Sichuan të Kinës. Sipas mediave vendase, magnituda ka qenë 6.8 ballë dhe ka tr onditur banorët e qytetit të madh nën izolim në Kinën jugperëndimore këtë të hënë.

Sichuan, i cili ndodhet në buzë të Rrafshnaltës Tibetiane ku takohen pllakat tektonike, goditet rregullisht nga tërmetet. Dy tërmete në qershor vranë katër persona.

Autoritetet raportuan shtatë vdekje, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në shtëpi dhe ndërprerje të energjisë, tha transmetuesi shtetëror CCTV. Një rrëshqitje e dheut bllokoi një autostradë rurale, duke i lënë inertet të shpërndara, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Tërmeti u ndje 200 kilometra larg në kryeqytetin e provincës, Chengdu, ku një shpërthim COVID-19 ka kufizuar jetën e 21 milionë banorëve sipas politikës së rreptë të Kinës “zero-COVID”.

MË TË LEXUARAT

To Top