Rozë

”Ty të dua më shumë, por…” Rudina i bën kamera të fshehtë Markut

Rudina Dembacaj, me “kërkesë popullore” në Instagram-in e saj, ka vendosur që së ditën e sotme të tregojë, nga nisja e derisa të mbarojë, gjithcka bën.

Pra, me pak fjalë të tregojë një ditë normale të sajën. Përvec të tjerave, një nga momentet e ditës së sotme ishte një takim me bashkëshortin e saj, të cilin aktorja ka vendosur ta ndajë në mënyrë të fshehtë me publikun, ku tregohet një anë shumë “funny” e ciftit, por edhe tepër romantike.

Kështu, në video shihet fillimisht vetëm Rudina, që pyetet nga Marku nëse e ka fikur kamerën apo jo, duke qenë se telefonin e mbante ende në dorë, teksa ajo i premton që e ka fikur. Në këtë moment gjithcka kthehet në një kamera të fshehtë, por për të cilën Frroku sërish dyshon.

Pasi përshëndeten, Rudina i bën pyetjen “Kë do më shumë në botë?” teksa ai refuzon të përgjigjet sepse dyshon që kamera është ndezur.

Si përfundim, Rudina e pyet “Pse nuk e pranon që më do mua” dhe ai e konfirmon më në fund që po, është ajo që do më shumë në botë dhe më romantike se kaq nuk mund të bëhet situata…

MË TË LEXUARAT

To Top