Me të mbaruar gjimnazin, të rinjtë shqiptarë po dynden në dyert e ambasadës gjermane për t’u larguar nga vendi. Por teksa “karta e shanseve” e të shkuarit në Gjermani për të rinjtë e sapo-diplomuar është ndjekja e studimeve universitare, destinacioni i parapëlqyer i shqiptarëve po mendon vetë për pjesën tjetër, ata që i kanë vënë kyçin arsimimit dhe presin për një punë.
Grejsi dhe Mea po presin me dosje në duar me dokumentet e kërkuara të sistemuara me kujdes. Dorëzimi i tyre në derën pas shpine do të thoshte në rastin më të mirë “mirupafshim Shqipëri”.
Pak hapa tutje tyre është Renaldi, edhe ai një 18-vjeçar, maturant ekselent që synon jetesën në Gjermani. Por teksa “karta e shanseve” e të shkuarit në Gjermani për të rinjtë e sapo-diplomuar është ndjekja e studimeve universitare, destinacioni i parapëlqyer i shqiptarëve po mendon vetë për pjesën tjetër, ata që i kanë vënë kyçin arsimimit dhe presin për një punë.
Ministri i Punës, Hubertus Heil paralajmëroi në fillim të javës se Gjermania do të miratojë një “ligj modern imigrimi” i cili do t’i hapte dyert të huajve që duan të punojnë.