Shumë shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të tjera me gomone dhe kanë qenë jo të pakta rastet kur janë kapur nga pol icia. Më i fundit ka qenë një rast i shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë, por janë ndaluar nga p oli cia franceze.
Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video, ata janë lyer me spraj nga efek tivët për të mos lejuar largimin e tyre. Channel 4 News bën me dije se në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë, kurdë dhe irakianë.
Së fundmi gazetari Abcnews.al, Ermal Vaka, ka intervistuar një prej personave që ishte pjesë e këtij grupi shqiptarësh që tentuan të largoheshin me gomone drejt Britanisë së Madhe. Ai ka rrëfyer se ka paguar 4 mijë euro por udhëtimi nuk shkoi siç parashikohej pasi u kapën nga po licia.
Mes të tjerash ai ka treguar edhe rrugëtimin e vështirë duke thënë se kushdo që e provon konkretisht po luan me jetën. “Nuk ka më keq se udhëtimi me gomone. Mos e pyet. ”