Atleti Alush Çukari ka realizuar në këmbë distancën prej 264 kilometrash nga Saranda në Tiranë. Paraditen e së hënës Çukari ka përfunduar maratonën.
Në orën 09.00 atleti arriti në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet dhe pikërisht përballë monumentit të Skënderbeut.
Me veshje sportive ku mbi shpinë në bluzën e tij kishte të shkruar “ Bashkia Sarandë”, atleti Çukari e vazhdoi rrugën duke u nisur nga Saranda drejt Tiranës.
Atleti Alush Çukari e ka realizuar vrapimin e tij dy herë në javë, duke vazhduar nga vendi ku e kishte lënë për të ecur më tej.
Në synimin e tij për të përshkuar me vrap por me shkëputje distancën Sarandë – Tiranë, atleti përveç vullnetit, pati edhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë Sarandë.