Presidenti Bajram Begaj erdhi si anonim dhe vazhdon të funksionojë si i tillë. Nuk gëzon stofin e një politikani me impakt publik, por vetëm si i preferuar i Edi Ramës.
Tradita edhe tani nuk u prish me hapjen e sesionit me një mesazh urimi nga presidenti Bajram Begaj por që u lexua nga krye-parlamentarja, Lindita Nikolla.
Pas ‘recitimit’ të Nikollës, ajo që ra në sy më shumë nuk ishin fjalët e dërguara me postë nga presidenti, por ‘lapsusi’ që moderatorja, Sonila Meço bëri pas fjalës së kryetares së parlamentit ,duke harruar dhe emrin e presidenti Begaj.
Moment ky që u kalua me shpejtësi pas ndihmesës që Abilekaj i dha moderatores Meço, por s’ka se si të ndodhë ndryshe, sepse presidenti flet vetëm kur i jep leje kryeministri, e duke e ditur se Rama është një ‘Show Man’ kjo sa vjen e do bëhet edhe më e radhë.