Rozë

Kudo bashkë/ Këta janë çiftet shqiptare që edhe në punë bashkë, të fundit Bora Zemani dhe Donaldi

Ka disa personazhe publike që partnerin e duan gjithnjë afër madje nuk ndahen dot prej tij as në punë. Prandaj dhe përveç “kuletës” ata kanë ndarë shpeshherë edhe skenën ose shesh xhirimet së bashku.

Bieta dhe Albani rrëfejnë si nisi historia e tyre e dashurisë - Konica.al

Bora-Donald Çifti më i përfolur i momentit Bora dhe Donaldi do të prezantojnë së shpejti “Dancing with the Stars”, Bora do të jetë në skenë ndërsa Donaldi në “gold room”. Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë program së bashku pasi disa vite më parë prezantuan edhe treshat, por asokohe mes çiftit të tyre qëndronte Romeo. Ami – Ermali Një tjetër çift që ka ndarë skenën bashkë ka qenë Amarda Toska dhe komediani i njohur, Ermal Mamaqi.

Ata ishin disa vite më parë prezantuesit e programit, “Dancing with the Stars”. Ami zotëronte skenën, ndërsa Ermali “gold room-in”.
Turi-Orinda: Pas disa prej teksteve të këngëve të Orinda Hutës fshihet bashkëshorti i saj, Turjan Hykso. Por përveç muzikës ata kanë prezantuar së bashku edhe emisionin “Familja”.

Jonida-Besniku
Seriali “O sa mirë” kurorëzoi dashurinë e çiftit simpatik, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi. Por edhe disa vite më pas ata u panë përsëri bashkë në sheshxhirimin e një tjetër seriali, por që këtë herë u xhirua në Shqipëri dhe që ishte seriali “Hot”.

Albani- Bieta
Fillimisht ajo do të ishte gazetare, më pas kryeredaktore dhe më pas do të zinte vendin e opinionistes në “Top Show”, program që drejtohej nga Alban Dudushi dhe që për një periudhë kohë krah tij ishte dhe bashkëshortja e tij, Bieta Sulo.

Mihrija dhe Naimi Prej vitesh ndajnë jo vetëm emocionet në muzikë por edhe me programet e tyre televizive. Ndaj Mihrija dhe Naimi janë një nga çiftet më “cool” të showbizit shqiptarë. P.S nuk harrojmë asnjëherë edhe çiftet e këngëtarëve që kanë bërë duete me njëri-tjetrin e që janë të panumërt.

Ami e Ermali dhanë dashuri aty ku duhet më shumë dhe mesazhi për familjen është shumë domethënës – Shqip 24Orinda dhe Turi do bëhen prindër – ArkivaNews

MË TË LEXUARAT

To Top