Kriza energjitike nga thatësira dhe reduktimi i naftës dhe gazit nga Rusia për shkak të lu ftës, e kanë futur Evropën në një situatë të vështirë. Me afrimin e dimrit, pritet që kriza energjitike të rëndohet edhe më shumë për shkak të nevojave për t’u ngrohur.
Sipas mediave në vendin fqinj, dhomat dhe zyrat private këtë dimër duhet të ngrohen në një temperaturë maksimale prej 19 gradë Celsius, një gradë më pak se udhëzimet e parashikuara më parë.
Referuar planeve të qeverisë italiane, kufizimi i ngrohjes vlen edhe për fabrikat e mëdha. Në të ardhmen, parashikohet që niveli i ngrohjes së tyre me ajër të kondicionuar të ulet edhe dy gradë, në 17°C. Gjithashtu, periudha ditore e ngrohjes duhet të shkurtohet me një orë.
Italia importon 95% të gazit që përdor dhe 40% vjen nga Rusia. Ajo ka kërkuar alternativa që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, duke përfshirë marrëveshje të reja për të importuar gaz nga Angola, Algjeria dhe Republika e Kongos.