Lajme

Deklarata: Jemi bërë më keq se Enver Hoxha, në Shqipëri kanë mbetur vetëm pleqtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur në foltoren e Kuvendit në lidhje me krizën e cmimeve që po kalon këtë periudhë bota.

Problemi në sistemin e drejtësisë nisi kur…”, deputeti Dashnor Sula mesazh  Manjas: Debatin për SPAK leja në dorë 'bajlozëve të politikës' –  Balkanweb.com – News24

Demokrati nënvizoi se janë rritur drastikisht çmimet e produkteve të shportës, ndërkohë sipas tij, ndihma që po jep qeveria është qesharake. Sula tha ndër të tjera, se Shqipëria është zbrazur nga rinia për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria e Edi Ramës, ndërsa pohoi se në vend ndodhen vetëm të moshuar e administratë publike.

“Këtu fajin e kanë ata që marrin miliardat, të inceneratorëve, ata që marrin fondet e buxhetit të shtetit. Sulltani e ka fajin që s’le gjë pa bërë. Si mund të gënjejë robi, kam marr çmimet në supermarket, shtator 2021 shtator 2022. Janë rritur, makaronat, buka, orizi, kosi, djathi, veza, gjalpi. Pra është dyfishuar çmimi brenda një viti. Tha ministrja që kemi rritur edhe për pensionistët.

Po, i ke rritur po ke bërë indeksimin, a e dini që për tre muaj i dhatë 30 mijë lekë të vjetra pensionistëve, e më pas si dhatë më. 10 bukë e 5 feta keni dhënë. Jepini më shumë, ndërsa Kosova i dyfishoi ndihmën ekonomike familjeve në nevojë. U tha që paga minimale do të shkojë 340 mijë lekë, 20 mijë të vjetra, i bie 15 bukë në muaj. Kjo është e vërteta. Duhet të kuptojmë një gjë që jeni shkëputur nga realiteti.”
Hapni sytë, kjo është gjendja e qytetit”/ Dashnor Sula sfidon qeverinë:  Nëse gjeni një metër asfalt në Peqin për 9 vite, iki nga posti i deputetit!  - Prapaskena

MË TË LEXUARAT

To Top