Fjolla Morina është një ndër këngëtaret e cila është shfaqur më tepër në kopertinat e lajmeve lidhur me marrëdhënien që ka pasur me biznesmenin e njohur Fisnik Hysa ku lidhja me këtë të fundit zgjati vetëm 7 muaj.
E ftuar në “Liberto” këngëtarja theu heshtjen duke e konsideruar martesën me biznesmenin si gabimin më të madh të jetës.
Por, menjëherë pas kësaj deklarate të këngëtares, Fisnik Syla ka ironizuar ish-bashkëshorten në Instagram. Në një video të postuar në InstaStory, ai shihet duke interpretuar këngën e Ylli Limanit dhe Noizyt “Alkool”, duke lënë një mbishkrim në video:
“Mos vuaj shumë. Ka mbaruar gjithçka”, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.