Rozë

Shumë e kanë pritur këtë, ja çfarë do të sjellë Ardit Gjebrea

Kantautori dhe moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, po bëhët gati të rikthehet sërish, ‘vetëm për një natë’ në skenë dhe të këndojë për publikun.

Ardit Gjebrea niset drejt Turqisë pas infektimit nga COVID-19? Reagon vet  moderatori dhe tregon si është gjendja e tij shëndetësore (FOTO) - Gossip

Artisti shqiptar u mundua ta mbante të fshehtë surprizën e tij të ëmbël, por Ministrja e Kultuës, Elva Margariti ‘e nxorri zbuluar’ teksa në një postim në rrjete sociale shkruante se së bashku me Arditin po përgatisnin një surprizë.

Por tashmë nuk ka më nevojë të prisni. Telemedia mëson se Ardit Gjebrea do të rikthehet të këndojë sërish mbrëmjen e 14 shtatorit në Katedralen Ortodokse në nder të përkujtimit të poetit, shkrimtarit, publicistit, Teodor Keko, i cili u nda nga jeta 20 vite më parë.

Për të rikujtuar figurën e Teodorit, Ministria e Kulturës ka vendosur të organizojë një mbrëmje-homazh ku do të mblidhen një sërë figurash të njohura e shumë miq të Kekos, e ku pritet të lexohen poezitë e tij, të këndohen tekstet e tij e të kujtohet vetë ai.

MË TË LEXUARAT

To Top