Lajme

Rritje e madhe/ Ja sa janë rritur çmimet brenda një kohe të shkurtër në Shqipëri

Teksa ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, prezantonte në Kuvend paketën anti-krizë, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka shpalosur një pankartë me çmimet e rritur.

Sula ka shpalosur një tabelë ku ka bërë ndryshimin e rritjes drastike të çmimeve në vetëm një vit. Ai e bëri këtë ndërkohë që po prezantoheshin masat për të ndihmuar shqiptarët nga rritja e çmimeve.

Rritjet e çmimeve të produkteve të shportës influencojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë familjet shqiptare, jetesa e tyre është bërë mjaft e vështirë.

Siç vihet re këto rritje janë me 50, 60 deri 112 për qind. Rritje të papërballueshme duke konsideruar rrogat e Shqiptarëve.

Me dimrin që po vjen përpara, njerëzit duhet të zgjedhin nëse duhet të hanë apo të ngrohen. Faturat e energjisë elektrike priten të jenë të larta dhe do ketë edhe reduktime në masë siç është paralajmëruar.

Tani çfarë të bëjnë më përpara shqiptarët e shkretë me ato rroga minimale që kanë? Tani nuk bëhet fjalë për të jetuar, por për të mbijetuar.

MË TË LEXUARAT

To Top