Lajme

Paguhej 400 euro në Shqipëri/ Infermieri ikën në Gjermani, ja sa paguhet aty

Shumë infermierë shqiptarë kanë vendosur të largohen drejt Gjermanisë dhe Ardis Halilaj, është njëri prej tyre. Ai e ka ndarë mendjen se nuk mund të punojë për 400 euro në Tiranë.

Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në “Euroneës Albania”, Halilaj u shpreh se rroga mesatare e infermierëve në Shqipëri ishte 400 euro, ndërsa në Gjermani paga është mbi 2 mijë euro.

“Arsyeja kryesore që unë vendosa për t’u larguar ishte dëshira për të arritur diçka më shumë dhe fakti që e shikova shumë mirë që me gjendjen ekonomike që unë mund të kisha duke punuar si infermier në Shqipëri, e kisha shumë të vështirë të ndërtoja të ardhmen.

E mora këtë vendim se doja të kisha një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri, rroga mesatare e infermierit ishte rreth 400 euro, ndërsa këtu disa herë më shumë. Më shumë se 2 mijë euro, varet edhe nga zona ku jeton”, u shpreh Halilaj.

Ardisi nuk është as i pari dhe as i fundit që po largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe shkaku kryesor është vetëm një, rroga.

Numri i atyre që kanë mbaruar për mjekësi dhe infermieri dhe po ikin në Gjermani vazhdon të rritet dita-ditës, duke e lënë sistemin tonë shëndetësor në një kaos të plotë.

MË TË LEXUARAT

To Top