Lajme

(Video) Njihuni me 93-vjeçarin që e nis ditën duke pirë raki është martuar për herë të tretë dhe i jep makinës si djalë i ri

Tun Lusaku është një 93-vjeçar nga Gjakova, i cili në vend të kafes, e nis mëngjesin me raki. Ai jeton vetëm, edhe pse para dy vitesh është martuar për te tretën herë.

Megjithatë, telefonatat e djemve të tij që jetojnë jashtë shtetit nuk mungojnë asnjëherë. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7 në Kosovë, 93 vjeçari thotë se pasi bën punët e shtëpisë, del dhe e xhiro me makinën.

Gjatë intervistës i moshuari, tregon për momentin kur mori patentën, teksa sugjeron që të gjithë të rinjtë të respektojnë rregullat rrugore.

Në vend të kafes, mëngjesin e nisë me dy gota raki. Pas tyre, Tun Lasku kujdeset që të ushqejë edhe dy qentë e tij që e shoqërojnë kudo.

MË TË LEXUARAT

To Top