Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare Suela e cila nuk i njihte prindërit e saj biologjikë, ka arritur të flasë me nënën e saj pas 43 vitesh. Për shkak të shëndetit të saj jo të mirë, nëna nuk ishte prezent në emision, por ato kanë folur në telefon ku shkaktuan emocione të forta dhe lot në publik.
Nëna: Faleminderit shumë, nëna ka 43 vite që e mbaj në shpirt (qan). Falemindeit, Ardit nuk kam mundësi se do kisha ardhur. Jam e sëmurë, jam me aritmi, jam me zemër. Suela ka një vëlla, ka dy motra që e mirëpresin .
Suela Cllini: Ma përshëndetje.
Nëna: Mos qaj biri i nënës, mos jeta ime.
Suela Cllini: Edhe unë të kam pasur gjithmonë në shpirt.
Nëna: O jetë, janë gjurmët e jetës që na cop ëtuan.
Suela Cllini: Falenderoj Zotin 100 herë që je gjallë sepse më brente kjo brenda shpirtit.
Nëna: Faleminderit bija ime. Do jesh e kënaqur, ke dy motra si drita, ke një vëlla, një ka v dek ur. Mos qaj Suela, mos qaj jeta e nënës.
Suela Cllini: Po babi është gjallë?
Nëna: Jo jeta e nënës.