Ajo njihet si një nga personazhet publike pa komplekse dhe që në çdo moment shpreh mendimin e saj pa filtra.
Është fjala për aktoren e dashur për publikun, Rudina Dembacaj, e cila gjithashtu është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Aktorja e njohur nuk e ka problem që të ndajë me ndjekësit e shumtë momente nga jeta e saj personale.
Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike nga malli për babanë e ndjerë. Dembacaj ka publikuar në “Instastory” një fotografi të tij dhe bashkëngjitur me të ka shkruar: “Pa ty si të jem pa dritë”.