Lajme

(Video) Ta prek shpirtin kjo histori/ Dikur ishte mësuese dhe tani shet fruta dhe perime në rrugë

Profesioni i mësuesit është një ndër më të vështirët dhe më të lodhshmit, por njëkohësisht edhe më fisniku. Të kesh në duart e tua gjenerata që do t’i japin formë së ardhmes, është privilegj por edhe një sak rificë.

Sakrificë sepse mësuesi jep gjithçka nga vetja, por në fund askush nuk kujtohet për të. Kjo situatë bëhet kaq e prekshme kur në vox-pop e realizuar nga Dritare TV, kur pyesim për mësimdhënien.

Zonja na drejton tek mësuesja e saj e fëmijërisë, një mësuese autoritare por plot dhembshuri, e cila na tregon se shet fruta-perime në rrugë pasi pensioni nuk i del.

“Mendoj që mësueset dikur ishin më të dashura, i donin fëmijët më shumë. E shikoni atë zonjën që po kalon? Ka qenë mësuesja ime, tani punon shitëse, shet fruta-perime. Ka qenë një mësuese e shkëlqyer, autoritare por nuk bërtistë kurrë e nuk i godiste nxënësit”, u shpreh zonja.

Pas vitesh sakrifica për të rritur dhe edukuar brezin e ri, kjo zonjë fisnike nuk ka një pension për t’i siguruar një pleqëri dinjitoze siç e meriton.

“Është pensioni i pamjaftueshëm, skam çfarë të bëj. Mendoj që ka ndryshuar shumë koha, që ngabrezi ynë. Por edhe fëmjët kanë qenë ndryshe. Kanë qenë më seriozë , më të rregullt, e zbatonin edhe fjalën e mësuesit. Duhet që edhe mësuesit të punojnë më tepër, t’i kontrollojnë më tepër nxënësit, t’i aktivizojnë e t’i japin detyra.”, shprehet mësuesja tashmë në pension. /Dritare.net

MË TË LEXUARAT

To Top