Revista britanike “Prospect” e rendit shkrimtaren shqiptare Lea Ypi në 10 mendimtarët më të mirë në botë për vitin 2022, për veprën e saj me titull “Të lirë”. Një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist Në Shqipëri.
Nga një listë me 50 mendimtarët më të mirë që “Prospect” prezantoi në numrin e verës, lexuesit kanë përzgjedhur 10 më të mirët, ndër të cilat është edhe filozofja dhe autorja shqiptare Lea Ypi.
Lea Ypi renditet e shtata në këtë listë të intelektualëve më mbresëlënës dhe potencialisht ideve më të frytshme në fushat e tyre, duke lënë pas edhe miliarderin Elon Musk. “Kujtimet prekëse të Lea Ypit tregojnë për fëmijërinë e saj në një Shqipëri kom uniste të dominuar nga Rusia”, përshkruan revista.
Në veprën e saj të botuar vitin e kaluar në Britani, por edhe të përkthyer për lexuesit shqiptarë, “Të lirë: duke u rritur në fund të historisë”, Lea përshkruan kujtimet e shtypjes së vendit nga komunizmi, si dhe pabarazitë dhe dhunën që ka përjetuar si adoleshente në vitet e tr anzicionit.