Rozë

Pjesë e ‘Për’puthen’/ Njihuni me Jeron nga Tepelena që u fut duke kënduar labçe: Ta marrsha moj manushaqe

Në sezonin e ri të “Përputhen” mes djemve konkurrentë është edhe një djalë nga Tepelena. Jeroan Jera thotë se është një djalë ekspresiv dhe se punon si menaxher në një kompani eventesh.

Foto/ Këta janë tre konkurentët e parë të 'Për'puthen 4” zbuloni

Teksa thotë se përballë vajzave e shpreh veten ashtu sic është, ai nis e të këndojë këngë polifonike. “O në të marrsha moj manushaqe…”, ia merr i riu.

Oriela Nebiaj është prezantuesja e sezonit të katërt të emisionit të dashurisë në Top Channel, “Për’puthen”, format shumë i preferuar për publikun.

Në nisje të episodit të parë, Ori deklaroi se është e dashuruar, por u kujdes për të thënë më vonë se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.

Ndërkohë, “Për’puthen, tashmë duket i pakuptimtë pa Arjan Konomin, që dhe këtë sezon do të jetë opinionist i programit.

Risi është fakti se krah Arjanit, do të kemi në studio një mblesë, Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.

Shumë provokues, prezantohen tre konkurrentët e parë të “Për'puthen 4” –  Indeksonline.net

MË TË LEXUARAT

To Top