Rozë

Në krah të Salsanos/ Xhemi Shehu kthehet sërish për të prezantuar ‘Portokallinë’

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu do të rikthehet sërish në skenën e “Portokalli” si prezantuese, dy vite pas largimit të saj.

Image

Ajo do të moderojë në krah të kolegut të saj prej shumë vitesh, Salsano Rrapit dhe prezantueses aktuale, Fjoralba Ponari, sipas burimeve për Kryefjala.

Pas largimit të Xhemi Shehut, spektaklin e moderoi për një sezon ish-kolegia e saj e “Portokalli”, Eneda Tarifa.

Por këngëtarja qëndroi vetëm një sezon në prezantimin e emisionit të humorit dhe u largua. Ajo u zëvendësua nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila mesa duket do vazhdojë rrugëtimin e saj në “Portokalli”.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top