“Për mua d ivorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë e parë, por në fakt di vorci ka shkaqe të tjera”.
Kanë qenë këto deklaratat e dhëna nga sipërmarrësja Arba Gramo, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ka habitur me deklaratat e saj.
E pyetur nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, sipërmarrësja thotë se meshkujt kur kanë edhe grua edhe d ashnore u duket sikur kanë trofe. Ndër të tjera, e ftuara dha detaje nga historia e saj personale.
“Në përballje reale në marrëdhëniet e mia pas divo rcit. Familjet e këtyre djemve dhe shoqëria mendonin se isha personi negativ në këtë marrëdhënie”.
E pyetur nëse është më mirë që një grua e div orcuar të gjejë të ngjashmin e saj pra një burrë të divo rcuar, Arba u shpreh se nëse ndodh një d ivorc, thjesht ndodh.
“Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione. Për mua di vorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”-rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas në shoqërinë shqiptare pas d ivorcit.
Mes të tjerave farmacistja dhe sipërmarrësja, Arba Gramo, u shpreh hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt kanë jo vetëm mundësinë më të madhe por madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dashn oresh.