Rozë

A ka qenë Sali Berisha dakord me ditën e dasmës, flet Armina: Nuk tha gjë

Moderatorja, Armina Mevlani ka treguar detaje të reja nga dasma që pritet të mbajë në fund të këtij muaji, me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha.

Armina Mevlani tregon se si është të kesh një vjehërr si Sali Berisha -  Gazeta Express

Ajo u shpreh se vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë dakord me datën e vendosur dhe kunata, Argita Malltezi e ka ndihmuar shumë me detajet e dasmës.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha ndër të tjera Armina.

Kujtojmë që ajo dhe Shkëlzeni kanë së bashku vite nëntë lidhje dhe nuk kanë nguruar që herë pas here të shfaqen publikisht.

Armina Mevlani zbulon si është Sali Berisha si vjehërr, ke qejf të… –  Tirana One

MË TË LEXUARAT

To Top