Rozë

Salsano Rrapi largohet nga ‘Portokallia”? Konfirmohet që do të jetë në një tjetër emision

Ende nuk ka një datë se kur do të nisë programi i humorit në Top Channel, ‘Portokalli’, por si zakonisht pritet që ky spektakël të startojë në muajin tetor. Ndërkaq, në media nuk është përfolur për ndonjë lëvizje sa i përket drejtuesve të këtij programi.

Pas ditëlindjes në dasmë/ Salsano Rrapi kurorëzon dashurinë me Erjona Kakelin buzë detit (Pamjet) - Top Channel

Mirëpo, janë ngritur dyshime për ndryshime dhe kjo shkak të pjesëmarrjes së prezantuesit Salsano Rrapi në spektaklin e kërcimit që pritet të nisë po në muajin tetor në këtë televizion, ‘Dancing with The Stars’.

Ky lajm është bërë me dije nga faqja e programit në Instagram, që njofton se konkurenti i radhës do të jetë pikërisht aktori i njohur shqiptar.

“Salsano Rrapi, gjithmonë me humor, por pas votave të jurisë qesh mirë kush qesh i fundit! Mezi presim ta shohim Salsanon ndryshe, në garën e #DwTS” – shkruhet në tekstin shoqërues të videos ku prezantohet aktori si konkurent.

Deri tani janë zbuluar disa konkurentë, teksa pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe të tjerë. Spektali pritet të nisë javën e parë të tetorit.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri më tani janë Isli Islami, Megi Pojani, Deborah Keci, Ardit Cuni, Sara Hoxha dhe Alban Limani.

Salsano Rrapi - 40 vjeç je vetë [2014] - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top