Lajme

Ta prek shpirtin/ Djali i vogël shqiptar shet lule në rrugët e Tiranës për të mbajtur familjen

Kevin Qoku është vogëlushi që preku zemrat e të gjithëve pasi ndihmonte familjen e tij financiarisht duke shitur lule nëpër rrugët e Tiranës.

Në një intervistë sot për “Shqipëria Live”, Kevin tregoi sesi ishte momenti i pari kur nisi të punonte. Edhe pse fëmijë i vogël dhe plot ëndrra, ai tha se kuptoi herët që jeta ishte e vështirë dhe prandaj dilte të shiste lule për të fituar para.

Me shumë edukatë dhe më i pjekur sesa mosha e tij, Kevin tha se ka shumë ëndrra për të ardhmen, të ketë një dyqan lulesh, të bëhet piktor dhe futbollist.

“Unë u kënaqa kur filloja, doja të shisja lule për të ndihmuar familjen dhe për të nxjerrë shpenzime. E kuptoj jetesën të vështirë se kur më tha mami nuk e besova, por kur thotë daja a do vish për të shitur lule. Kur u rrita e kuptova që jeta ishte pak e vështirë. Do nisja klasën e parë. Kam kërkuar njëherë një libër “Djemtë e rrugës palë” dhe më tha mami është pak shtrenjtë dhe nuk mund ta blejmë. Ndodh ndonjëherë lulet e vyshkura nuk shiten. Rrallë më thonë ik andej, ndërsa lule blejnë shumë.

Përgjithësi sillen mirë, ndonjëherë më thonë ik andej se më çave kokën. Kam qejf të hap dyqan lulesh ose ndonjë për lodra fëmijësh. Shokët nuk më thonë gjë. Jam i sjellshëm se më kanë edukuar prindërit. Dua të blemë një shtëpi dhe të kemi të gjitha kushtet. Dua edhe të mësoj anglishten dhe të bëhem futbollist. Dua të bëhem piktor, unë pikturoj tema që më thotë mësuesja ose sipas imagjinatës sime. Jam pak i lodhur. Nuk kam shkruar ndonjëherë pa përgatitur, vetëm njëherë që isha i lodhur.

Nëna e Kevit tregoi se ai shet lule deri në 10 të pasdites ndërsa dëshiron që edhe ajo t’i plotësojë një ditë dëshirat djalit të saj.

“Kur mori vesh se do dilte të punonte u mërzit pak por i thash që është punë e ndershme dhe nuk po bën asgjë të keqe. Kevin ka dalë të na ndihmojë sepse jemi me qira dhe s’i përballojmë dot. Del në 5 pasdite dhe rri në 10 e gjysmë. Shet ose me dajën ose babin.” Ka shumë dëshirë kursin e futbollit dhe anglishtes. Nuk e përballojmë dot”- tha e ëma e Kevin.

MË TË LEXUARAT

To Top