Lajme

Basha ka marrë para nga Rusia? Flet Berisha dhe tregon se çfarë ka folur me kreun e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë fajtor Lulzim Bashën si fajtorin e vetëm të bashkëpunimit me rusët, të cilët e financuan PD-në gjatë zgjedhjeve.

Ai rrëfeu bisedën me Bashën, kur ambasadori i atëhershëm Donald Lu i dërgoi dosjen në zyrë me artikullin e Mother Jones, ndërsa ish-kryetari i PD-së e kishte mohuar.

“Lidhur me aferën Basha në vitin 2018 Donald Lu më solli në zyrë një dosje me artikull të portalit Mother Jones që ai të lobojë për PD dhe Bashën, në dosje veç artikullit të Mother Jones dhe të një flete që tregonte se Nick Muzin nuk kishte asnjë dokument lidhur me këtë aferë, Basha i pyetur nga unë si çfarë qëndron ai më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin janë të mbledhura me diasporën në SHBA dhe se artikulli nuk ka asnjë gjë të vërtetë. Janë para në përputhje me ligje dhe rregullat Midis artikullit dhe Bashës unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Unë jam vënë në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe çështja u mbyll me ndërhyrje të Agaçit në kundërshtim me ligjin. Unë e kam denoncuar këtë akt nga foltorja në foltore, Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte mbledhur fonde në diasporë. Pas këtyre informacioneve burimi mund të ishte rus. Ai që kishte shkruar Mother Jones”, tha Berisha.

MË TË LEXUARAT

To Top