Lajme

Ka harxhuar 287 mijë euro për trajtime estetike, Monika Kryemadhi-Fevziut: Edhe atë ta kisha ndërruar s’do harrxoja aq shumë

Deputetja Monika Kryemadhi ka mohuar ak uzën e çuar në SPAK nga avokati Idajet Beqiri, për 287 mijë euro shpenzime për trajtime estetike në një klinikë në San Marino.

“Edhe se si n ta kisha ndryshuar nuk do kisha paguar kaq shumë lekë…” Kështu u shpreh Monika Kryemadhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion”. Përgjigja e shkurtër erdhi pasi gazetari Blendi Fevziu e pyeti se çfarë ndërhyrjesh kishte bërë.

Më tej, ajo tregoi se në klinikën private ka bërë ndërhyrje për zemrën dhe kan.cerin e qafës së mitrës. Sipas Monika Kryemadhit, të dhënat e depozituara nga avokati kanë kode bankare që i përkasin një servisi në Romë dhe jo spitalit në San Marino.

Kryemadhi: Zoti Fevziu, ju jeni çun Tirone dhe të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë.

Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para. A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.

Fevziu: Ju nuk qenë në atë klinikë? Kryemadhi: Unë kam qenë në klinikë… Fevziu: Në datën që flitet? Kryemadhi: Absolutisht! Është përdorur swifti i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kard iologjike dhe ka nce rin e qafës së mitrës është një swift tjetër.

280 mijë € një operacion, Monika Kryemadhi reagon ndaj akuzës në SPAK: Edhe  seksin të kisha ndryshuar... - Politike

MË TË LEXUARAT

To Top