Italia është përfshirë nga moti i keq me st uhi që ka shkaktuar pë rmbytje në pjesën qendrore të vendit.
11 persona kanë humbur jeten dhe 4 të tjerë janë zh.dukur si pasojë e përmbytjeve të mëdha në vend.Ndërkohë, 50 persona raportohet se kanë mbetur të len duar dhe janë shtruar në spitalet rajonale. Si rrjedhojë kryeministri italian, Mario Draghi, njoftoi më herët se qeveria e tij do të vendosë në dispozicion pesë milionë euro për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet në Italinë qendrore.
“I falënderoj sinqerisht të gjithë, nga Mbrojtja Civile te zjar rfikësit dhe vullnetarët”, tha Draghi, i cili aktualisht po udhëton në rajonin e Marche për të parë nga afër shkallën e dë mit.Pamjet e publikuara në mediat vendase tregojnë rrugë të përmbytura, automjete të mbuluara thuajse totalisht nga uji dhe katet e para të banesave të pa aksesueshme si pasojë e reshjeve të dendura.
Bashkia e Cantiano, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë, ishte zona që u godit më shumë nga përmbytjet, pasi shirat e dendur kthyen rrugët në përrenj të vërtetë, duke tërhequr zvarrë makinat.Lumi Misa në Sinnigalia doli nga shtrati. Ura u bë e pakalushme pasi ranë disa pemë. Në fshatin e përmbytur Candiano uji ka mbërritur në katin e parë të banesave, ndërsa është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe lidhjet telefonike.