I gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu. Mbrojtja Civile Kukës bën me dije se situata paraqitet më e rëndë në Tropojë, ku 7 familje janë bl lokuar për shkak të vërshimit të uji.
Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes. Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit reulton se:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu dhe më intensive në territorin e bashkisë Tropojë.
Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i EC-së bashkisë Tropojë si rezultat i reshjeve te shiut : gjendja ne fshatin Fushe-Lumi te Nj.Adm.Margegaj dhe ne fshatin Vlad te Nj.Adm.Bytyc ka përmbytje te jashtezakonshme.
– Ne fshatin Vlad situata eshte me e perkeqesuar, aty qe ne oret e para te mengjesit ndodhen stafi i Bashkise Tropoje, ku po monitorojne situaten per te parandaluar ndonje fatkeqesi.
-Ne fshatin Fushe-Lumi 7 familje jane te bl lokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.
Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.