Pagën joshëse për një punëtor krahu, pronari i një pike të larjes së automjeteve ka vendosur edhe tabelë lajmërimi për të joshur punëtorët e rinj.
“Ne po kërkojmë staf dhe pagesa është 900 mijë lekë në muaj, plus siguracione”.
Ky njoftim tërheq jo vetëm atë që janë në kërkim të një pune, por edhe kalimtarët e zakonshëm.
” Po qeshin të gjithë mendojnë se është shaka, por e vërteta është se unë nuk bëj shaka”, tha Musli Rexhmati, lavazhier.
Punë ka, por profesionistë nuk ka, kjo shprehje merr kuptim më së miri kur dëgjojmë kërkesën e punëdhënësit, që në këtë rast është 38-vjeçari nga Tirana, Musli Rexhmati, i cili prej dy dekadash drejton biznesin e familjes.
Në pikën e tij të lavazhit lahen automjete dhe tapeta. Musliu thotë se në lavazhin e tij gjithnjë ka diçka për të larë, dhe i vetëm ai e ka të pamundur të përballojë fluksin e punës, për këtë arsye Musliu kërkon të punësoj lavazhier me një rrogë që kurrë nuk do ta mendonte se do ta ofronte për punëtorët e tij.