Lajme

”Ia kam thënë në atë kohë Merkelit”/ Trump: Gjermania mund të shuhet fare si shtet

Ish-presidenti Donaald Trump ka çuditur me deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen e Gjermanisë. ‘Gjermania së shpejti mund të pushojë së ekzistuari si një vend në mes të një krize energjie në përshkallëzim’, sugjeroi ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë një mitingu në Youngstown, Ohio të shtunën, Trump sul moi pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, duke synuar politikat energjetike të Biden dhe të ashtuquajturën “Marrëveshja e Re e Gjelbër”.

Sipas mediave, Trump pohoi se ndërsa nën drejtimin e tij SHBA-të janë bërë të pavarura nga ana energjetike dhe kanë qenë në rrugën e saj për t’u bërë “totalisht dominuese më e madhe se Arabia Saudite dhe Rusia së bashku, Joe Biden ka bërë që SHBA të lutet për energji”.Trump më pas përmendi gjendjen “e mjerueshme” të Gjermanisë në këtë fushë. Sipas ish-presidentit, ai paralajmëroi kancelaren e atëhershme Angela Merkel se gazsjellësi Nord Stream 2, i cili supozohej të dërgonte gazin rus në Gjermani, do e bënte Berlinin edhe më të varur nga eksportet ruse të energjisë.

Trump tha se i dërgoi një “flamur të bardhë dorëzimi” Merkelit kur ajo refuzoi të braktiste projektin.“Nëse e merrni 72 për qind të energjisë nga Rusia, ja një flamur i bardhë, sepse do të dorëzoheni shumë shpejt”, tha ish-kreu i shtetit amerikan.

Ai vazhdoi duke renditur “gjërat e këqija” që kishin ndodhur midis Berlinit dhe Moskës në të kaluarën si dëshmi se Gjermania nuk duhej të ishte mbështetur kaq shumë në Rusi. Ish-presidenti amerikan arriti në përfundimin se Gjermania tani po i kthehet gjërave të modës së vjetër, duke përfshirë qymyrin, pavarësisht premtimeve të saj të mëparshme për të shkuar drejt gjelbërimit.“Por ata nuk kanë zgjidhje, nuk do të kenë një shtet, nuk do t’u mbetet një vend”, paralajmëroi Trump, përpara se të kthehej në temën e politikës së brendshme.

MË TË LEXUARAT

To Top