Rozë

”Kemi respekt po s’jemi miq”/ Modelja shqiptare flet për ndarjen nga i dashuri

Aktorja dhe blogerja Dea Mishel zbuloi pak kohë më parë se i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare. E ftuar në “E Diell”, aktorja ka treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj.

Dea Mishel flet për ndarjen nga partneri: Kemi respekt, por s'jemi miq

Dea u shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.

“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka nuk ka asgjë. Nuk ka më më le ti të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”, tha Dea Mishel.

Kujtojmë se një vit më parë, ajo tregonte se me partnerin “duhen shumë por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”.

Rrjeti dënon Dea Mishel-in, i merr nga duart "armën e fortë", humb mijëra  ndjekës në pak orë - Albeu.com

MË TË LEXUARAT

To Top