Rozë

Ishte një nga këngëtarët më të njohur në Shqipëri/ E kujtoni dot se cili?

Njëri nga zërat më të njohur, një prej këngëtarëve që ka bërë epokë në muzikën shqiptare. Përkujtojmë sot në 7 vjetorin e vd kejes së tij, Tonin Tërshanën. Artisti ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare në spitalin “Nënë Tereza” pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Emri i tij përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë në festivalet e këngës, në Festivalin e 4 në Radio në vitin 1965, merr çmimin e parë me këngën, “Të dua o det” (kompozitor Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi). Atëherë ishte vetëm 16 vjeç.

Tërshana ka fituar çmimin e parë edhe në Festivalin e 11-të, të RTVSH-së me këngën “Kur vjen pranvera”. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para dhe duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Mes interpetimeve të shumta, këngët më të njohura dhe më të pëlqyera te këngëtarit janë “Erdhi pranvera”, “Kënga e nënës”, “Fishekzjaret në qiellin blu”, “Kur vjen pranvera”, “Lumturia nuk dhurohet”, “Vajzë moj, lule moj”, etj..

MË TË LEXUARAT

To Top