Lajme

Mrekulli! 3 muaj në koma 20-vjeçarja shqiptare zgjohet dhe nuk dorëzohet, del e para në shkollë

Mrekullitë ekzistojë dhe këtë na e tregon pikërisht historia e 20-vjeçares shqiptare, Antigona që jeton në Itali. 20-vjeçarja prej tre muajsh ishte në koma dhe arriti ta fitonte be tejën me jetë. Pasi doli nga koma 20-vjeçarja, një student ekselente ka dhënë provimet dhe pse kishte mbetur mbrapa për shkak të problemit shëndetësor. Ajo arriti që të merrte provimet dhe të diplomohej me 85 nga 100 ekselente në Institutin e Mikpritjes Buontalenti.

Ishte data 28 prill kur vajza me origjinë shqiptare gjatë edukimit fizik, pas një stërvitje jo shumë të lodhshme, humbi ndjenjat duke rënë në krahët e shoqes së klasës. Mediat italaine shkruajnë se Antigona ishte një studente model që të gjithë e shikojnë me admirim, sepse me kalimin e viteve ajo ka mundur të bëhet një nga më të mirat e klasës, pavarësisht mungesave, sepse ndihmonte nënën e saj për të përballuar jetesën.

Antigona më 28 prill pësoi një ar rest kar diak. Ishte një profesor ai që i dha ndihmën e parë, duke i bërë masazh zemra dhe frymëmarrje gojë më gojë.

Pas ndihmës së parë Antigona filloi të marrë përsëri frymë, por ndërsa ambulanca e çon në Careggi ajo pëson një a tak të ri në zemër. Në spital ajo u ope rua menjëherë, gjërat dukej se po shkonin mirë, por papritur situata u përkeqësua për herë të tretë. Dhe e reja shkon në një koma të thellë që duket e pakthyeshme për tre muaj.

Provimet e fundit u mbajtën më 20 qershor, por u ngrit një komision që diskutoi për situatën e Antigonës dhe me shpresën që ajo do të zgjohej vendosën që ajo të jepte provimet në shtator.Por mrekullia ndodhi, Antigona u zhgjua dhe po rikuperohej me shpejtësi. Ajo i njihte njerëzit dhe komunikonte me ta.

“Dua t’i bëj provimet me çdo kusht, nuk kam ndërmend të përsëris klasën”, ka thënë 20-vjeçarja. Antigona doli shumë mirë në provime pas një sfide të gjatë dhe tani po mendon për të ardhmen.

“Sapo të mbaroj rehabilitimin dua të bëhem kuzhiniere dhe nëse është e mundur pastiçiere” tregoi ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top