Leximi

Po rrisin dy vajza bashkë, dy shqiptaret: Ishte një dashuri me shikim të parë, familja s’flet me ne

Eda dhe Alba janë në një marrëdhënie romantike prej 12 vitesh. Historia e tyre u tregua në “Goca dhe Gra” teksa vajzat rrëfyen sesi janë njohur dhe sesi e pritën të tjerët lidhjen e tyre.

Dashuria e tyre është pagëzuar me dy binjake, por jo çdo gjë ka qenë e lehtë për lidhjen e tyre, që shoqëria e ka të vështirë ta pranojë. Ato treguan se u njohën 12 vite më parë në një festë të komunitetit, dhe ishte dashuri me shikim të parë.

“Jemi njohur në një festë në 2010. Alba më shikonte mua, dhe i kam parë çdo gjë. I them shokut tonë të përbashkët që do doja shumë ta njihja atë vajzë. Ishte dashuri me shikim të parë dhe mendova se do jetë personi im i jetës”- tregoi Eda.

“Unë nuk e dija çfarë ishte. Kur pashë Edën kisha tre ditë që isha ndare nga ishja ime. Mendoja se isha e dashuruar me atë dhe kur pash Edën, kuptova që nuk kishte qenë dashuri.

Në festën e parë isha goxha e re dhe kishte shumë që më gjuanin. Vetëm jemi takuar pastaj dhe kemi folur. Shoqëria ime e ka pritur mirë”- tha Alba.

Alba tha se ato prezantoheshin si shoqe të ngushta, derisa dolën hapur, tashmë edhe në media. “Dola hapur para familjes se isha lodhur me gënjeshtrat. I thoja familjes jam me shoqen, por kjo e ka një kufi prandaj dola hapur”- tregoi ajo në Goca dhe Gra.

MË TË LEXUARAT

To Top