Lajme

”Vendi i huaj s’të bëhet i yti”/ E reja refuzon të luajë me Zvicrën do të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare

Atë që nuk e kanë bërë shumë futbollistë meshkuj, e bën një futbolliste femër, që refuzon Zvicrën dhe vjen të përfaqësojë Shqipërinë.

Mimoza Hamidi, e lindur në Preshevë, edhe pse u kërkua nga Kombëtarja e Zvicrës, vend në të cilin jeton, zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë.

Futbollistja e Basel tha se e ka thirrur g ja ku shqiptar. “Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua dhe kam pasur shanse të mëdha të luajë për vendin e tyre.

U mendova mirë dhe kam ecur me shprehjen që vendi i huaj nuk bëhet kurrë i yti.

Kur ka qenë më e vogël, i është dukur intriguese Kombëtarja e Zvicrës. Në rrëfimin e saj, ajo tregon se ka qenë pjesë e disa seleksionimeve të zhvilluara nga përfaqësuesja zvicerane si dhe ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të moshave.

MË TË LEXUARAT

To Top