Lajme

Detyra shumë të vështira i ranë/ Kancelari gjerman po kërkon bashkëpunim në Gjirin Persik për naftë dhe gaz

Kancelari gjerman Olaf Scholz, viziton për herë të parë zyrtarisht tre vende të Gjirit të pasura me naftë dhe gaz, i shoqëruar nga një delegacion i madh krerësh të industrisë.

Scholz nis sot një vizitë dy ditore në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Të treja këto vende janë eksportuese shumë të rëndësishme të naftës dhe gazit. Qeveria gjermane shpreson që gjatë vizitës të nënshkruhen kontrata konkrete në bashkëpunimi, pohuan qarqe qeveritare në Berlin.

Vizita e Scholzit në tre shtetet gadishullit arabik do të kërkojë shumë ndjeshmëri diplomatike, për shkak se mes Gjermanisë dhe këtyre vendeve ka mospërputhje të mëdha për të drejtat e njeriut. “Kancelari do të takojë partnerë të vështirë gjatë këtij udhëtimi,” u bë e ditur nga zyra e tij në prag të nisjes.

Një nga bashkëbiseduesit më të vështirë konsiderohet Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman. 36-vjeçari është kreu de facto i monarkisë arabe.

MË TË LEXUARAT

To Top