Elvis Naçi njihet si hoxhë dhe themelues i një organizate bamirësie ndaj njerëzve në nevojë.
Ai publikon raste varfërie ekstreme ose sëmundje në rrjetet e tij sociale(shumë të ndjekura) dhe fton të gjithë shqiptarët të ndihmojnë sipas mundësive.
Por për ata që nuk e dinë, Elvis Naçi ka qënë futbollist para se të bëhej hoxhë.
Mesa duket në kohën e tij të lirë, atij i pëlqen të luajë. Ai ka luajtur futboll profesionist për moshat dhe më pas është nisur drejt Arabisë.