Lajme

Nuk e përballon dot jetesën në Tiranë/ 19-vjeçarja: Janë shumë shtrenjtë shtëpitë, do e bëj vajtje-ardhje

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi i Universiteteve, studentët po hasen me një problem tepër shqetësues që është cmimi i lartë i shtëpive me qira.

Jo se nuk ka qenë problem edhe vitet e tjera, por këtë herë për shkak të krizës që ka prekur gjithë botën, cmimet janë rritur akoma e më shumë.

Megi Voga është 19 vjeç dhe ka zgjedhur të studiojë një nga programet prioritare siç është matematika. Por jeta e saj në Tiranë nuk është e thjeshtë.

Vitin e parë të studimit ajo ishte e detyruar të vinte çdo ditë nga Fushë Kruja për në universitetin e shkencave të natyrës, dhe kostot e saj të jetesës ishin mjaft të larta.

Këtë vit ajo kishte vendosur të jetonte në Tiranë, për të shmangur rrugën e përditshme drejtë Fushë – Krujës, mirëpo çmimet e larta të qirave në kryeqytet, ia bënë të pamundur.

Studentja kërkon mbështetje financiare nga shteti pasi për shkak të shkollës, nuk mund të punojë. Druhet se kriza ekonomike, do ia bëj më të vështirë vitin e dytë të universitetit.

MË TË LEXUARAT

To Top