Lajme

Po ikin të gjithë në Gjermani/ Fermerët shqiptarë: S’ka punëtorë na mbetën ullinjtë dhe mollët pa mledhur

Largimi i vazhdueshëm i forcës punëtore në vend drejt Gjermanisë apo shteteve të tjera ka bërë që fermerët të vuajnë shumë mungesën e forcës punëtore.

Edhe ata punëtorë që kanë mbetur refuzojnë të vijnë për shkak të pagesave shumë të ulta që iu japin fermerët dhe ndaj preferojnë të emigrojnë.

Pagesa zakonisht është te 15 mijë lekë të vjetra në ditë që janë shumë pak, duke ditur që do punosh me orë të tëra dhe në kushte aspak të favorshme.

Ylver Bylykbashi, është një nga fermerët e qarkut të Korçës, që merret me kultivimin e mollës. Ai pranon se nëse punëtorët do të paguhen më shumë për një ditë pune, kostoja e prodhimit rritet më tej.

Fenomeni i mungesës së fuqisë punëtore duket edhe më i mprehtë në qarkun Fier, Fermerët në zonën e Kurjanit në Roskovec, ku dominojnë ullishtet, thonë se largimi i të rinjve është një problematikë që këtë vit është bërë edhe më shqetësuese.

Ata kërkojnë ndërtimin e një pike grumbulluese për ullirin në këtë zonë.Si çdo sektor tjetër edhe bujqësia po përballet me emigracionin ku në shumë fshatra kanë mbetur vetëm të moshuarit, ndërsa toka kërkon krah pune për të nxitur më tej degën kryesore të ekonomisë.

MË TË LEXUARAT

To Top